Futboll La Liga Sport

E FUNDIT NË LA LIGA/ Portieri Navas rinovon kontratën me Real Madridin deri më…

Portieri kilian i Real Madridit, Keylor Navas, ka nënshkruar kontratë të re me klubin madrilen, e cila tani zgjatet deri më qershor të vitit 2021. Mediat spanjolle raportojnë se kjo kontratë ishte nënshkruar disa javë më parë, mirëpo klubi nuk e kishte bërë publik lajmin.

Për Navasin ishte përfolur se ai do ta kërkonte largimin nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak të minutave të paktë që ka luajtur, mirëpo oferta prej pesë milionë eurove në vit ishte shumë e mirë për t’u kundërshtuar.

Për më tepër, Navas vendosi ta pranonte ofertën e bërë nga drejtuesit e “Los Blancos” pasi që ai dhe familja e tij tanimë janë përshtatur shumë mirë me jetën në kryeqytetin spanjoll dhe do të ishte e vështirë për ta të përshtateshin me një jetë tjetër brenda një kohë të shkurtër.

Navas ka qenë lojtar i “Los Blancos” që nga viti 2014, si dhe ishte zgjedhja e parë për pozitën e portierit në këtë klub gjatë viteve 2015-2018. Ai e ndihmoi klubin e tij ta fitonte tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, pas transferimit të Thibaut Courtois gjatë afatit kalimtar të verës, Navas e humbi vendin në formacionin e parë të “Los Blancos” dhe Santiago Solari e ka bërë të qartë se Navas do të aktivizohet vetëm në ndeshjet e Copa del Rey.

Gazeta spanjolle, Sport, kishte pretenduar se Arsenali dëshironte ta transferonte Navasit gjatë këtij afati kalimtar të janarit për 16 milionë euro, duke i ofruar kështu atij një mundësi arratisjeje nga Real Madridi. Mirëpo edhe trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i ka mohuar këto spekulime.

“Nuk është e vërtetë. Ne kurrë nuk kemi biseduar për ndonjë portier pasi që unë mendoj se je jemi të lumtur me tre portierët që i kemi tani. Nuk kemi biseduar kurrë për Keylor Navasin”, ka thënë Emery.

Related posts

Van Dijk: Liverpooli është gati për “ndeshjen e jetës”…

Sadik.Autor

MBROJTJE SOLIDE DHE 6 FITORE RADHAZI/ Ky INTER duhet të besoj tek TITULLI

Isa.Autor

Aguero befason Manchester Cityn, rikthehet në La Liga

Sadik.Autor

Leave a Comment