Futboll La Liga Sport

DERBI BARAZIM NË “PAQE”/ Getafe i merr 1 pikë “Los Blancos” dhe rikthehen në zonën Champions

Real Madridi dhe Getafe kanë mbyllur javën e 34-t në La Liga me një barazim 0-0, në një derbi që prodhoi pak, pasi Reali nuk ka forcë në këtë moment dhe Getafe nuk ka shumë armë në fazën sulmuese.

Zidane kishte zgjedhur një treshe sulmi me Brahim Diaz, Bale dhe Benzema, por ata nuk prodhuan mjaftueshëm për të shënuar.

Los Blancos kanë dominuar mbajtjen e topit si dhe tentativat për gol, por pa arritur të gjenin rrjetën.

Ishte një ndeshje që vlente më shumë për Getafen, që po lufton për kualifikimin në Champions League. Me këtë barazim, vendasit janë rikthyer në vend të katërt, pas fitores së Sevillas më herët, me renditjen që është ngjeshur shumë, por Getafe është superiore ndaj Sevillas për shkak të dy fitoreve në takimet direkte.

Në fund të takmit, vendasit u treguan tepër të rrezikshëm, duke krijuar disa mundësi të mira, por Navas ishte në superformë.

Një rezultat i mirë për Getafen, ndërsa Real vazhdon të bëjë paraqitje jo të denja. Sezoni për Los Blancos ka përfunduar dhe ndeshjet e fundit po shërbejnë për t’u dhënë shansin të rinjve.

Related posts

STATISTIKAT E FRIKSHME/ “Bomberi” Lukaku, në gjurmët e Andrij Shevchenkos

Delo.autor

Hidhet shorti i çerekfinaleve në “Champions League”, 8 skuadra mësojnë kundërshtarët

Q.Autor

RENDITJA/ “France Football” tregon pagat e 5 lojtarëve më të paguar në planet!

F.autor

Leave a Comment