Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Gjeorgjianët “dominojnë” në gola, Cungu beson te kualifikimi

Pasi u eliminuan nga Champions League, Kukësi nuk ka mbetur pa objektiva. Tani në Europa League verilindorët kanë shansin e artë të provojnë deri në kualifikimin për në fazën e grupeve të kompeticionit.

Përpara duelit në Gjeorgji me Torpedo Kutaisi, tekniku Armando Cungu ka thënë fjalën e tij për përballjen e së enjtes. Kundërshtari ka një ecuri premtuese deri më tani dhe ka përparësi përsa i përket anës ofensive, megjithatë diferencat me Qarabagun që kanë Torpedo i jep optimizëm Cungut për kualifikim.

“Nuk është e lehtë të përballesh me askënd, ashtu si edhe me kundërshtarin e radhës. Bëhet fjalë për një skuadër që nuk ka pësuar asnjë gol, por natyrisht që nuk është në nivelin e Qarabagut, ndaj në këtë pikë, mendoj se Kukësi ka shanse reale për t’u kualifikuar”, deklaron tekniku shkodran për “Supersport”.

Në raundin pasardhës i pret fituesi i cciftit Ludogorets -Zrinjski Mostar, por Cungu nuk kërkon të tregohet “aventurier”.

“Nuk preferoj të kapërcej male, pa kaluar më parë kodrën që kemi përballë, Duhet të bëjmë përpjekjet e duhura për të kaluar Torpedon dhe pastaj të mendojmë për kundërshtarin e radhës”, përfundon intervistën Cungu.

Related posts

Manchester Siti luan “tenis” ndaj Hadërsfilldit, Aguero shënon tripletë (VIDEO)

Isa.Autor

PLAS TEK ITALIA/ Lojtarët e JUVENTUSIT ishin kundër INSIGNES, sepse nuk donin…

Isa.Autor

BERLUSCONI NUK HEQ DORË AS NGA SPITALI/ Galliani: Ja për çfarë më pyeste

Delo.autor

Leave a Comment