Futboll Seria A Sport

GJITHMONË “EPIK”/ Brozovic befason Spallettin dhe të gjithë zikaltrit (FOTO)

2018-a mund të quhet padiskutim viti i Marcelo Brozoviç, që rilindi nga një karrierë në “stand by” te Interi dhe pas një gjysmë sezoni për kornizë me zikaltrit, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të çuar Kroacinë deri në finalen e Kupës së Botës.

Mesfushori ka gjetur pozicionin ideal në fushën e lojës dhe mbi të gjitha është bërë i disiplinuar, duke harruar daljet në orët e vona dhe duke u stërvitur me përkushtim.

Kjo tregohet qartë edhe me postimin e ditës së sotme të faqes zyrtare të Interit, ku është njoftuar se Brozoviç ka rifilluar stërvitjen 3 ditë më herët sesa ishte parashikuar.

Mesfushori kroat është i bindur se çelësi i suksesit për një futbollist, është forma e mirë fizike, ndaj edhe nuk ka humbur asnjë moment, për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Related posts

Ia ka “zënë diellin” Piatek, sulmuesi kërcënon me largim nga Milani

Delo.autor

Panuçi sot në Durrës, futbollisti i Superiores në “skaner” për kombëtaren

Sadik.Autor

DETAJE TË REJA NGA DËNIMI I LUKAKUT/ Sulmuesi belg humbet edhe…

F.autor

Leave a Comment