Futboll Sport

E BUJSHME/ NEYMAR do ish-shokun e skuadrës që SHKËLQEU në BOTËROR tek PSG

Neymar qëndron tek PSG. Braziliani tashmë e tha qartë që është i lumtur në Paris dhe aspiron fitimin e Champions League me ekipin e trajnuar nga Thomas Tuchel. Për ta arritur këtë objektiv, ‘Ney’ kërkon më të mirët për krah tij.

Mes figurave të tij të dëshiruara është një yll i Barcelonës. Neymar tashmë ia ka bërë të qartë klubit të PSG se do të ishte i lumtur ta kishte Rakitic në ekipin e tij.

‘Ney’ e di që kroati është në dyshim pas afrimeve që Barcelona ka bërë për mesfushën dhe me ardhjen e mundshme të Pogba, tani është momenti për ta kërkuar.

Neymar dhe Rakitic kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe braziliani është i bindur që kroati do ti jepte më shumë cilësi skuadrës në Champions League.

PSG nuk e përjashton nisjen e negociatave për Rakitic. Barcelona nuk ka ndërmend ta shesë, por situata do të ndryshonte nëse ish-lojtari i Sevilla-s do të kërkonte largimin.

Related posts

SFIDA ME PARTIZANIN/ Trajneri Shkëmbi: Kemi objektiv vendin e tretë dhe pa dyshim…

Delo.autor

NIS ME KËMBË TË MBARË SEZONIN E RI/ Milan mposht Sampdorian falë golit të Brahim Diaz

Delo.autor

Udhëtoi mbi 3000 km për të parë Anglinë, por harroi biletën në shtëpi. Britanikët e ndihmojnë, por…

Sadik.Autor

Leave a Comment