Futboll Sport

REAGIM I FORTË/ Përjashtimi i BEHRAMIT, mediat zvicerane kritikojnë Federatën

Përjashtimi i Valon Behramit është lajmi i ditës në median zvicerane, e cila në përgjithësi ka rezultuar kritike në drejtim të Federatës Zvicerane dhe trajnerit Petkoviç, për mënyrën sesi administruan situatën me mesfushorin.

“Federata Zvicerane e humbi kontrollin”, thekson “Noje Zyrher Xaitung”. “Ajo dhe trajneri treguan mungesë respekti ndaj një futbollisti që ka dhënë shumë për skuadrën”. “Re të zeza kanë rënë mbi kombëtaren”, shkruante “Argauer Xaitung”.

Ndërsa “Tages Anxaiger” shkruan se largimi i Behramit nga kombëtarja është vetëm zhurma e fundit e ngritur rreth skuadrës. Situata do të mbetet e nderë pasi çështja e lojtarëve me dy pasaporta është ende shumë e hapur.

Një tjetër media, “Tagblat” publikoi një letër të hapur drejtuar Valon Behramit, ku e falënderon për kontributin e madh që ai ka dhënë, ndërkohë që shfaqi edhe befasinë për mënyrën sesi e menaxhoi këtë situatë Federata Zvicerane e Futbollit për ta mbyllur letrën me frazën: Do ta ndjejmë mungesën tënde.

Një mesazh lamtumire nga kombëtarja zvicerane, Valon Behrami mori edhe nga Granit Xhaka. “Valon, ajo që mund të them është shumë Faleminderit. Je një ikonë e vërtetë e kombëtares zvicerane. Krijuam kujtime në fushë, u bëmë miq përjetë”, shkruante Granit Xhaka në Instagram.

Mesazhe të shumtë Valon Behrami ka marrë edhe nga tifozë të shumtë zviceranë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk i kursyen kritikat ndaj Petkoviç, në rrjetet sociale.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Dëshironi të bëheni MILIONERË sot, luani këto SUPER ndeshje (FOTO)

Isa.Autor

GOLI I PARË I ANULUAR NGA VAR-I/ UEFA jep shpjegimin zyrtar për rastin

F.autor

Arsenal dhe Milan në luftë për yllin e Schalkes

Q.Autor

Leave a Comment