Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ STUDIMI: Ja cila është SKUADRA më PA FAT në ANGLI

Liverpool ka qenë skuadra më pa fat e Premier 2017-2018, ndërsa Manchester United ajo me fatin më të madh. Ky është rezultati i një studimi të bërë nga “Espn”, “Intel” dhe “Bath University”.

Ky studim ka marrë parasysh një seri faktorësh: golat e parregullt të pësuar, golat e rregullt të mohuar, penallti “të dhuruara”, gabime të gjyqtarëve në favor, kartonë të kuq të menjëhershëm, karton të kuq të pa dhëna, gola të shënuar dhe të pësuar kur koha e rregullt kishte mbaruar dhe autogolat.

Studimi ka treguar se Liverpool ka humbur 12 pikë, ndërsa Manchester United ka marrë 6 pikë më shumë se e meritonte. Kjo do të thotë se “të kuqtë” duhet ta kishin mbyllur kampionatin në vend të dytë dhe jo të katërt.

Huddersfield mund të konsiderohet si ekipi më me fat dhe pikërisht disa episode në favor vendosën qëndrimin e tyre në Premier League dhe rënien e Stoke, që në bazë të kësaj renditje meritonte “shpëtimin”.

Brighton, vendi i 15-të, duhet ta kishte mbyllur kampionatin në vendin e nëntë, çka do t’i jepte mundësinë të fitonte 13 milionë euro më shumë.

Në të kundërt, Leicester, vendi i nëntë, sipas studimit, meritonte vendin e 14-të, pra do të merrte 11 milionë euro më pak sesa mori.

Studimi të bërë nga “Espn”, “Intel” dhe “Bath University” nuk i heq asnjë meritë Manchester City të drejtuar nga Pep Guardiola, por gjithsesi fati i mirë e ka ndihmuar të merrte tre pikë më shumë sesa meritonte duke arritur kuotën e 100 pikëve.

Premier League ka shtyrë edhe për një sezon futjen e VAR, por ky studim tregon pikërisht se teknologjia në futboll vendos drejtësinë.

Related posts

SKANDALI I CR7/ PËRDHUNIM, lot, korrupsion, terapi, letra dhe BURG i PËRJETSHËM

Isa.Autor

DOMINIM TOTAL NË FIRENCE/ Inter mposht Fiorentinën dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një krosimi nga Carrasco, mbrojtësi i Simeone zhbllokon sfidën për Atletico-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment