Futboll Premier League

Wenger konfirmon: Giroud nuk është në shitje

Arsene Wenger ka insistuar se Olivier Giroud nuk do të largohet nga Arsenali në janar përkundër faktit se sulmuesit francez nuk po i jepet rasti të luajë si titullar.

Giroud nuk e ka nisur asnjë ndeshje nga fillimi deri tani këtë sezon në Premier Ligë, por e ka treguar vlerën që posedon pasi kur fut nga banka e rezervistëve dhe shënoi një gol me kokë për t’ia siguruar Arsenalit një barazim 1-1 kundër Southamptonit të dielën, transmeton Express.

Ky ishte goli i tij i katërt në 13 paraqitje si zëvendësues dhe derisa francezi mund të ndihet i zemëruar me mungesën e mundësive për të luajtur titullar, Wenger është i vendosur ta mbajë lojtarin gjatë afatit kalimtar të janari.

“Pse duhet ta humbasësh një lojtar të rëndësishëm?” ka thënë trajneri i Arsenalit për Giroud, i cili ishte gati të kalonte te Evertoni në fund të afatit kalimtar veror.

Related posts

PAS HUMBJES SË BUJSHME NDAJ CADIZ/ Zidane: Kemi luajtur shumë keq, por nuk jam i shqetësuar

Delo.autor

PËR TI SHPËTUAR BURGUT PRANON FAJIN/ Gjykata merr vendimin për Cristiano Ronaldo (FOTO)

Delo.autor

“NUK JEMI SI RONALDO”/ Futbollisti i Serie B flet për krizën financiare për shkak COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment