Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA/ REALI “shuan” ëndrrat e INTERIT me një FOTO-MESAZH

Çështja Modric është edhe një luftë mdeiatike dhe nervash. Në pritje të përballjes mes lojtarit dhe presidentit Florentino, që duhet të zhvillohet këtë të mnërkurë, Real Madrid a dashur t’i dërgojë një mesazh zikaltërve: Luka Modric, në fakt, është përdorur për një fushatë në rrjetet, për të promovuar fanellën e tretë të Real Madrid, ngjyrë korali.

Modric, i cili nuk duket shumë i gëzuar në fotografi, ka zbarkuar në Madrid dhe të mërkurën pritet të zhvillojë stërvitjen e parë. Ka shumë mundësi që kjo fotografi të jetë bërë para Botërorit, por klubi madrilen, që është shumë i acaruar nga menaxherët e kroatit dhe nga heshtja e vetë Luka-s, ka dashur të dërgojë një mesazh.

Duhet përmendur edhe se Cristiano Ronaldo nuk është shfaqur në asnjë fotografi të fushatës reklamuese të sezonit të ri, ashtu si Kovacic, një tjetër lojtar që pritet të largohet nga “Los Blancos”.

Related posts

Chievo synon kthesën, Udinese po shkëlqen me Oddo-n

Q.Autor

BOSNJE-ITALI/ Pas një super asist nga Insigne, Belotti zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Allegri mjaft komod ndaj Romës, 200 milionë euro në ‘pankinë’

Q.Autor

Leave a Comment