Futboll I pakategorizuar Sport

LUIS ENRIQUE IU PËRGJIGJET AKUZAVE/ Ja përse zgjedh vetëm lojtarë të Realit

Luis Enrique iu përgjigjet akuzave për mos zgjedhjen e lojtarëve të Barcelonës për Spanjën.

Enrique ka emëruar njëmbëdhjetëshen e titullarëve të ekipit spanjoll duke përfshirë 6 lojtar të Real-it në ndeshjen ndaj Kroacisë. Trajneri spanjoll ka pasur vazhdimisht akuza se po anashkalon mundësinë për të zgjedhur lojtar nga Barcelona.

Por Enrique ka shuar zërat duke thënë se nuk e mendon fare se në cilin ekip bëjnë pjesë lojtarët kur i zgjedh.

“Nuk e dija ose nuk më intereson, ata janë lojtar të ekipit kombëtar të Spanjës, asgjë më tepër. Ata nuk janë nga njëra skuadër apo nga tjetra. Unë thjesht shoh një fanellë, e ajo është e ekipit kombëtar.”- ka thënë trajneri.

Më pas ka vijuar me komentin e ndeshjes duke thënë se lojtarët e tij realizojnë një lojë të një niveli të lartë dhe i pëlqen ajo që sheh.

Related posts

ZYRTARE/ Pikët sa të Juventusit nuk mjaftojnë, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Delo.autor

RAPORTI TEKNIK I UEFA-S PË EURO 2024/ Nga goli rekord i Bajramit te statistikat për çdo ndeshje

F.autor

“Xhevahiri” Dejvi Bregu/ Talenti vlonjat larg superiores, pavarësisht fatit të Skënderbeut

Sadik.Autor

Leave a Comment