Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Mesfushori i Tottenham është një hap larg GJIGANDËVE ITALIAN

Roma ka nisur punën me intensitet për të marrë mesfushorin e Tottenham, Victor Wanyama, duke qenë se nuk po arrin marrëveshjen me Steven N’Zonzi. Verdhekuqtë kanë nevojë për një mesfushor me tipare mbrojtëse dhe Monchi ka punuar shumë për blerjen e Wanyama nga Fiorentina, por nuk ia doli.

“La Republicca” shkruan sot se Victor Wanyama do të pranonte me kënaqësi të vazhdonte karrierën në “Olimpico”, duke qenë se ka luajtur vetëm 8 ndeshje si titullar te “spurs” në sezonin e kaluar.

Nesër do të jetë dita vendimtare sepse më 9 gusht mbyllet merkato e Premier League, nëse Sevilla thotë serish “jo” për N’Zonzi, atëherë Monchi do të nisë sulmin finale për Wanyama.

Related posts

Chiellini: Kane është në një nivel me Messin, Ronaldon dhe Neymar

Q.Autor

TRANSFERIMET NË MERKATO/ UEFA mbyll sytë për PSG-në, pse po shkelet “Fair Play”?

Delo.autor

PO ÇMEND GLOBIN/ Man City i vë syrin talentit 14-vjeçar që luan në ekipin e parë

Isa.Autor

Leave a Comment