Futboll Premier League Sport

E ÇUDITSHME/ TALENTI premtues i thotë jo Anglisë për kombëtaren anonime

SAIDO BERAHINO është lejuar që të luajë për endin e origjinës së tij Burundin në arenën ndërkombëtare – pavarësisht se ka luajtur për të gjitha ekipet e të rinjve të Anglisë duke realizuar 24 gola në 47 paraqitje. Sulmuesi i Stoke City shkëlqeu për U-21, ku në mesin e viteve 2014 e 2016 u ftua nga ekipi A për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Skocisë, por pa u aktivizuar asnjë minutë. 24 vjecari ka marrë lejen nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).

Berahino ka lindur në vitin 1993 në Burundi, në kryeqytetin Bujumburau, por për ti shpëtuar luftës u zhvendos në Britaninë e Madhe kur ishte 10 vjeç, duke kërkuar azil së bashku me nënën dhe vëllezërit. Ai është rritur në Birmingham, ndërsa u bë pjesë e ekipit të rinjve të West Bromëich Albion në vitin 2004, filloi të ngjiste shkallët e karrierës, duke shënuar dhjetë herë në 11 ndeshje për U-21 të Anglisë.

Federata e futbollit e Burundit e zyrtarizoi këtë lajmë nëpërmjet një postimi në Twitter. Lojtari do të ftohet për ndeshjen e ardhshme të Burundit kundër Gabonit të Aubameyangut, në duelin e vlefshëm për Grupin C. Berahino do të provojë ta marrë një rol të protagonistit në kombëtaren e tij, të cilën do të mundohet ta dërgojë drejt Kupës së Afrikës 2019.

Related posts

DERBI I MADONINËS NË MERKATO/ Inter dhe “Kuqezinjtë” kërkojnë “fantazistin” gjerman…

Delo.autor

GOLI I “ÇMENDUR” DHE 3 PIKË TË ARTA/ PSG-ja mbetet pas, Lille dy ndeshje larg titullit kampion (VIDEO)

Delo.autor

LEGJENDA E MANCHESTER UNITEDIT/ Ryan Giggs: Nuk më pëlqente Viera sepse ishte i pisët dhe pa…

Delo.autor

Leave a Comment