Futboll Sport

U vonua 1 minutë/ Futbollisti merr DËNIMIN DRASTIK nga TRAJNERI zvicerian

Debutimi i Marcel Kollerit te Basel vështirë se mund të kishte shkuar më mirë. Klubi mposhti Grasshoppers me rezultatin 4-2, duke shënuar fitoren e tyre të parë pas tre humbjeve dhe një barazimi.

Megjithatë, nga perspektiva zvicerane, vëmendja në këtë ndeshje u përqendrua te vendimi i marrë nga trajneri, Koller. Të premten para ndeshjes Koller urdhëroi lojtarët e tij të linin hotelin në orën 6:30. Sulmuesi Afimico Pululu me sa duket e nënvlerësoi këtë urdhër dhe u shfaq në orën 6:31. Shumë vonë për Kollerin, i cili është i fiksuar pas rregullave dhe rigorozitetit.

57-vjeçari dha urdhër që autobusi i ekipit të nisej, e të mos prisnin askënd tjetër, edhe pse Pululu bëri të pamundurën të ndiqte ekipin. “Kur një ndeshje është caktuar të nisë në orën 19:00, arbitri nuk mund të presë 5 minuta sepse nuk ka ardhur një lojtar”, deklaroi Koller për Blick. Pululu vendosi të marrë një makinë personale për të ndjekur autobusin dhe të kërkonte falje. Koller në fund u tregua i mëshirshëm duke e lejuar të qëndronte në skuadër.

Related posts

PËRFUNDON BRAZIL-ARGJENTINË/ “Selecao” marrin një fitore në minutat e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

PAS REAL MADRID DHE “BAVAREZËVE”/ Futet në garë Juventus për shërbimet e talentit të Premier…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Sonte finale e parakohshme, Atletico Madrid sfidon makthin Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment