Futboll Sport

JANË DIVORCUAR/ MAXI LOPEZ-WANDA/ 150 mijë euro për një PJATË SUPË…

Janë shumë të ndjekur nga mediat amerikanojugore dhe jo vetëm ato. Më pas, që nga momenti që Maxi Lopez ka shkuar të luajë në Brazil, çështjet me ish-gruan e tij janë para syve të të gjithëve.

Një nga këto çështje është mbuluar edhe nga “O Globo”, që ka veçuar një shkëmbim akuzash mes sulmuesit dhe ish-bashkëshortes, sot e martuar me Icardi-n, kapiteni i Interit.

Duke iu përgjigjur një pyetje të ndjekësve të saj, Wanda ka shkruar: “Ish-burri im nuk paguan për mbajtjen e tre fëmijëve tanë? Por ne nuk kemi nevojë”.

Maxi Lopez është përgjigjur, gjithmonë nëpërmjet Instagramit: “150 mijë euro në vit për një pjatë supë dhe për mish vici”, ka shkruar ai, duke iu referuar faktit se jep 50 mijë euro në vit për çdo fëmijë.

Është fjala e tij kundër asaj të Wanda-s, e cila thotë se nuk ka marrë asnjë çek. Një luftë pa fund mes të dyve, të cilët dukej sikur kishin lënë mënjanë mëritë gjatë datëlindjes së njërit prej fëmijëve.

 

Related posts

Interi në kolaps finaciar/ Klubi zikaltër cakton çmimin për shitjen e “yllit” të skuadrës

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ LIVERPOOL/ Neymar: Ishte një ndeshje e rëndësishme, nuk isha 100 për qind i gatshëm

Isa.Autor

VDES LEGJENDA MARADONA/ Shkroi historinë e futbollit me Napolin, ja postimi i klubit italian…

Delo.autor

Leave a Comment