MMA Sport

U TËRHOQ NGA SPORTI 3 MUAJ MË PARË/ Khabib: Rikthehem në kafaz për këtë shumë, por jo kundër McGregor

Khabib Nurmagomedov ka deklaruar se mund të rikthehet në kafaz në rast se UFC do t’i ofrojë atij një shumë prej 100 milionë dollarësh. Sipas Khabib, ajo shumë është e vështirë të refuzohet.

Kampioni rus i peshës së lehtë u tërhoq nga sporti në fund të shtatorit, pas fitores ndaj Justin Gaethje, me rekordin 29 fitore, 0 humbje.

“Pres të takohem me Dana White dhe ai do të më ofrojë para që të rikthehem në kafaz. Nëse ai do të më ofrojë 100 milionë dollarë për të dueluar sërish, mund të rikthehem. Do të jetë e vështirë të refuzoj atë shumë”, tha Khabib Nurmagomedov.

Gjithsesi, rusi edhe një herë ka refuzuar të duelojë sërish në kafaz ndaj irlandezit Conor McGregor. “E kam thënë dhe e përsëris, nuk jam i interesuar për të dueluar ndaj atij”, tha Khabib.

Related posts

I DEL NË MBROJTJE INTER/ Conte: Ka qenë një vit torturues

Delo.autor

TRONDITET LIVERPOOL/ Zbuloni kush po LARGOHET nga gjigandët anglez

Isa.Autor

PLANET E MERKATOS JANË MIRATUAR/ Interi s’do presë Icardin, gati firma me 4 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment