Futboll Premier League Sport

JO VETËM KOVACIC/ CHELSEA i dhuron SARRIT një KAMPION BOTE

Merkatoja në Premier League është në orët e saj të fundit dhe për këtë arsye drejtuesit e Chelseat po nxitojnë të kënaqin dëshirat e trajnerit Maurizio Sarri për të përforcuar skuadrën.

Kështu pasditen e sotme është arritur marrëveshja për të huazuar mesfushorin kroat të Realit, Matteo Kovaçiç, i cili pritet të mbërrijë nesër në Londër, për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen.

Gjithashtu mediat angleze raportojnë se blutë e Londrës janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe për të marrë nga Lyoni shërbimet e fantazistit francez, Nabil Fekir.

Për 25 vjeçarin Chelsea ka ofruar 50 milionë euro dhe në mbrëmje, kur dy skuadrat të përballen për ndeshjen e International Champions Cup, do të sistemojnë edhe detajet e fundit.

Paralelisht me to, te Chelsea ka edhe një çështje “Courtois”, me portierin belg që për të dytën ditë radhazi nuk u stërvit me skuadrën, pasi kërkon largimin drejt Realit të Madridit.

Drejtuesit londinezë janë futur menjëherë në punë për të gjetur zëvendësuesin, në rast largimi të belgut dhe duket se portieri i ardhshëm do të vijë nga Spanja.

Bëhet fjalë për talentin e Athletic Bilbaos, Kepa, i cili pritet t’u kushtojë rreth 60 milionë euro londinezëve, që tashmë duan të kënaqin trajnerin italian, para fillimit të sezonit.

Related posts

Fitorja ‘tenistike’ ndaj Sassuolos, Allegri tregon sekretin e Juventusit të tij

Q.Autor

PAS 4 MINUASH/ Aguero shlyen gafen me 2 gola ndaj Chelseat (VIDEO)

Delo.autor

PANDEMIA I “RRIT VLERËN” MILAN/ Tani skuadra “Kuqezi” vlen 56 milionë euro më shumë!

Delo.autor

Leave a Comment