Futboll Seria A Sport

E DUAN TË GJITHË/ JUVENTUSI ofron rinovimin “PASANIK” për “MAGJISTARIN”

Juventus ka nisur punën për të vendosur të ardhmen e Miralem Pjanic. Ashtu si ka bërë të ditur “La Gazzetta dello Sport” drejtuesit e klubit kanë pasur një takim me menaxherin e futbollistit në Milano.

Përfaqësuesit e boshnjakut, të kryesuar nga Fadil Ramadani, kanë vulosur përfundim se çfarë do të ndodhë me mesfushorin e kërkuar nga disa klube në Premier League dhe La Liga.

Juventus ka bërë të ditur se Pjanic do të largohet vetëm nëse ofrohen 100 milionë euro, nëse kjo shifër nuk vjen, atëherë menjëherë do të futet në fuqi rinovimi i futbollistit.

Pjanic do të “blindohet” përfundimisht me 6 milionë euro në sezon, duke i dhënë fund “telenovelës” për të ardhmen e tij.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm largime në radhët e Apolonisë, mbrojtësi shpreh gatishmëri për rinovimin

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Milan pa frena, futet në garë për yllin e Barcelonës…

Delo.autor

SHQIPËRI-ANGLI/ Myllet 0:2 ndeshja, Kejn i pagabueshëm vulos fitoren

F.autor

Leave a Comment