Futboll La Liga Sport

U DËMTUA RËNDË/ SADIKU flet pas operacionit: Diçka e papritur më ndodhi…(FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e këmbës së majtë në miqësoren që ekipi i tij Levante luajti përballë Herenven. Kjo detyroi bomberin që t’i nënshtrohet një operacioni, me rekuperimin që pritet të zgjasë minimalisht 6 muaj.

Vetë Sadiku ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë situatë, duke postuar një foto të tij në shtëpi pas operacionit, e të shoqëruar me një mesazh të gjatë për të gjithë tifozët.

“E di që diçka e papritur më ndodhi! Por falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit. E di që nuk do të jetë e lehtë të qendroj për një kohë të gjatë jashtë fushës, por kush më njeh mirë e di që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë. Fjalët nuk më pëlqejnë shumë por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbërt. Faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese që më keni dërguar”, kanë qenë fjalët e Armando Sadikut pas dëmtimit të rëndë.

Related posts

Bomberë, talente dhe surpriza, ja ana pozitive e medaljes në Kategorinë Superiore

Q.Autor

CHELSEA U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ Tekniku Lampard: Po të kthehesha mbrapa…

Delo.autor

Interi zyrtarizon ofertën për Nainggolan: 22 milionë euro, plus një lojtar…

Sadik.Autor

Leave a Comment