Futboll Sport

Leicester firmos me dy mbrojtës, i hap derën kalimit të Maguire te “djajtë”

Edhe pse të hënën Harry Maguire u rikthye në strvitje te skuadra e Leicester, pas aventurës me kombëtaren e Anglisë në Botërorin “Rusi 2018”, mbrojtësi i “dhelprave” mund të largohet shumë shpejt. Leicester ka arritur marrëveshje me dy mbrojtës të rinj, 21-vjeçarin kroat të Dinamos së Zagrebit, Filip Benkovic dhe me të riun me perspektivë të kombëtares turke, Caglar Soyuncu, që luan me Freiburg.

Dy blerje që do t’i kushtojnë 35 milionë stërlina ekipit të Leicester, një shumë e vogël krahasuar me ofertën prej 65 milionë stërlinash që Manchester United ka bërë për të marrë Maguire. Sipas “Mirror”, ardhja e dy mbrojtësve të rinj te Leicester i ka hapur “dritën jeshile” transferimit të Maguire nën urdhërat e Mourinho, që e ka kërkuar me ngulm 25-vjeçarin e kombëtares së “3 luanëve”.

Related posts

Kërcënimet nga tifozët, trajneri qëndronte në stol me “bodyguard”

Isa.Autor

Kristal Abazaj nën “lupën” e belgëve, ja çfarë ndodhi sot?

Sadik.Autor

Sergio Ramos harron dështimin e Botërorit, shijon pushimet me familjen (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment