Futboll Sport

Mensah “përvesh mëngët”, Partizani teston sërish veten në miqësore

Partizani ka siguruar të martën shërbimet e sulmuesit ganez, Emanuel Mensah, e ka prezantuar atë dhe e ka bërë menjëherë pjesë të stërvitjes. Kujtojmë se prej disa ditësh, të kuqtë I kanë spostuar përgatitjet parasezonale në Elbasan, në kompleksin sportiv “Pepa”, ku seancat përshkohen nga ngarkesa e ritme të larta.

Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega dhe stafit teknik, lojtarët po aplikojnë programin e ngjeshur, me nga 2 seanca në ditë. Gjendja e skuadrës paraqitet optimale dhe grupi po i përballon mjaft mirë ngarkesat e larta, të cilat kanë shoqëruar përgatitjet gjatë gjithë këtyre ditëve. Ditën e sotme, Partizani do të zhvillojë edhe testin e dytë miqësor ndaj Egnatias, që do të luhet në fushën e kësaj të fundit, në orën 18:00.

Një tjetër mundësi për trajnerin Gega, që t’i shohë të tijtë në veprim, të kolaudojë filozofinë e lojës, kohezionin mes reparteve dhe shkrirjen me grupin e lojtarëve të ardhur. Pritet që disa minuta t’i rezervohen edhe sulmuesit Mensah, edhe pse është mbas të tjerëve me përgatitjet.

Related posts

PRAPASKENAT PAS BRAZIL-ARGJENTINË/ Neymar ngushëlloi “Pleshtin”, ja për çfarë i shërbeu takimi

Delo.autor

“JASHTËTOKËSORI” ZBRET NË TOKË/ Messi shënon golin e parë të sezonit (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Dështimi fatal me Holandën në “EURO 2020”, trajneri De Boer merr vendimin drastik për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment