Bundesliga Futboll Sport

“Natën e mirë Bayern”/ Tifozët protestojnë ASHPËR për largimin e VIDALIT

Nisi si një shaka dhe përfundoi duke u bërë realitet. Largimi i Arturo Vidalit nga Mynihu nuk është pritur mirë nga tifozët e Bajernit. Një pjesë e fansave gjermanë kanë shprehur zemërimin e tyre në rrjetet sociale, pasi mendonin se kishte disa kandidatë të tjerë më të mirë për të mos e mbajtur më veshur fanellën e klubit të tyre.

“Shesim Vidalin dhe mbajmë Rudin”, shkruan njëri prej tyre në “Twitter”, ndërsa një tjetër nënvizon: “Shpresojmë që të mos na duhet të luajmë kundër luftëtarit këtë sezon”. Një tjetër e bën edhe më dramatike: “Vidali iku, tani Shalkeja e lavdishme do të shpallet kampione e Gjermanisë”. Ka edhe komente të tipit: “Bajerni do të pendohet për këtë”. “Nuk ka kuptim, po vazhdoi kështu, atëherë natën e mirë Bajern… Erdhi koha që Hënes dhe Rumenige të largohen.

Jam prej viteve 1970 një tifoz i Bajernit, por një mungesë të tillë ekuilibri nuk e kam parë kurrë më parë”. Vidal – Mesfushori kilian do të mbajë numrin 22 në “Camp Nou”, pikërisht atë që ka mbajtur adashi i tij, Aleiks, përpara largimit te Sevija. 31-vjeçari ka mbajtur gjithnjë numrin 23 në karrierën e tij me klubet, por atë sot e mban Umtiti dhe për momentin Vidal do të mbajë numrin 22.

Related posts

Nën mbikqyrje pas arrestimit, por McGregor largohet nga Irlanda për pushime

Sadik.Autor

“Messi është i dëshpëruar dhe pa disponim pas eliminimit nga Champions League”

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Shqipëri, ndero himnin dhe stadiumin e ri me “Gjelat”

Delo.autor

Leave a Comment