Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ JUVE ëndërron MARSELON, RONALDO mund të NDIKOJË tek braziliani

Juventus afroi Kristiano Ronaldon këtë verë, duke bërë goditjen më të madhe të merkatos. Gjithsesi, mund të mos kenë përfunduar surprizat nga “Zonja e Vjetër” që ka një tjetër objektiv. Zëvendëspresidenti Pavel Nedved u shpreh pas ndeshjes së fundit miqësore kundër MLS All Star se ende do të provojnë të bëjnë një goditje të madhe dhe se asgjë nuk ka përfunduar.

Objektivi i bardhezinjtë tani është një tjetër futbollist i Real Madrid, Marselo. Siç raporton” Tuttosport” Juventus nuk i ka humbur ende shpresat për të “rrëmbyer” nga Madridi një tjetër “yll”. Vetë braziliani pak ditë më parë postoi një foto me CR7 duke shkruar se shumë shpejt mund të jenë sërish bashkë. Ronaldo mund të ketë një ndikim të madh tek Marselo, pasi siç dihet të dy futbollistët kanë raporte miqësore shumë të ngushta.

Shitja e Aleks Sandros tek PSG ka bërë që Juve të ketë hapësirë dhe për një tjetër goditje të madhe dhe nëse Ronaldo e bind mbrojtësin atëherë gjithçka do të ishte e mundur.

Related posts

Manchester City tenton “rrëmbimin” e Seri, të preferuarit të Barças

Q.Autor

KANDIDAT PËR STOLIN E LOS BLANCOS/ Pochettino i “shkel syrin”: Jam gati të rikthehem në Spanjë pasi…

Delo.autor

De Biasi sinjal dashurie: Vazhdoj të ndihem shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment