Futboll Seria A Sport

Fernandes: RONALDO është një FITUES i lindur, ja si e ka PUSHTUAR BOTËN E FUTBOLLIT

Ai është “mësuesi i parë” i Cristiano Ronaldos në Seria A. Bruno Fernandes thotë se është njohur me lëvizjen e yllit të Portugalisë te bardhezinjtë gjatë Kupës së Botës në Rusi. Në intervistën e mëposhtme, ish-lojtari i Sporting, Sampdoria, Udinese dhe Novara ka treguar aspekte të ndryshme të jetës dhe karrierës së supergoditjes së Juventusit, merkaton e kësaj vere.

A jeni i habitur për ta parë bashkatdhetarin tuaj më të famshëm te Juventusi?
Jo, aspak. Cristiano është një djalë, i cili ka nevojë për sfida. Ai është një profesionist i vërtetë dhe dëshiron të tregojë se, edhe në moshën 33-vjeçare, mund të bëjë shumë mirë. Ai mund të bëjë dallimin te Juventusi, sepse është një kampion i madh”.

Si e njihni CR7, a mund të na e përshkruani atë?
Duke e pasur atë si një partner, është pasuri e madhe, është mbresëlënëse. Ai gjithmonë trajnohet shumë, shumë. Dhe, nëse në nivelin që ka arritur, është vështirë të përmirësohet, ai sheh çdo ditë një aspekt ku mund të përparojë. Nëse ai ka qenë në krye për shumë vite dhe ka fituar 5 “Topa të Artë”, është gjithashtu për këtë mentalitet. Nuk është rastësi që ai e ka pushtuar botën. Është një fitues.

Por, a është e vërtetë se vjen i pari në fushën e stërvitjes dhe largohet i fundit prej saj?
Nuk e kam kontrolluar gjithmonë… (të qeshura). Por, është e vërtetë, kur kam mbërritur në dhomat e zhveshjes, Cristiano tashmë e kishte veshur uniformën për të punuar në palestër.

Aspekti që të ka impresionuar më shumë te Ronaldo?
Ftohtësia me të cilën gjuajti goditjen e lirë në minutën e 94-t kundër Spanjës. Barriera e lartë, një nga portierët më të mirë në mes shtyllave: vetëm Cristiano mund të ketë ftohtësinë dhe aftësinë për të shënuar kështu.

Related posts

VETËM 10 TË TILLË NË BOTË/ CR7 njihet për pasionin e tij për makinat, i bën vetes dhuratën 10 milionë euro (VIDEO)

Delo.autor

PATO RIKTHEHET te MILAN? Kuqezinjtë mund të “ëndërrojnë” përsëri

Isa.Autor

“SHOKON” Mirabelli: Milani i madh bëhet pa hequr dorë nga lojtarët…

Sadik.Autor

Leave a Comment