Futboll Premier League Sport

I ABONUAR ME GAFAT/ Tifozët mbështesin LORIS KARIUS, pritet me duartrokitje

Loris Karius mund të jetë i pasigurtë për të ardhmen e tij afatgjatë te Liverpool, por besnikët e “Reds” janë 100% të dhënë pas portierit të tyre. Gjermani nuk ka kaluar aspak një periudhë të mirë, kur ka qenë në qendër të kritikave e megjithatë diçka është e sigurt: që tifozët e duan dhe e mbështesin. Një gjë e tillë u vu re në ndeshjen e fundit të parasezonit kundër Torinos, kur ai u fut në lojë në minutën e 72-të.

Hyrja e tij në fushën e blertë u shoqërua me duartrokitje të shumta nga tifozët, por gjithashtu edhe me një përqafim të ngrohtë nga kolegu, Alisson. Ndonëse ky i fundit i ka “marrë” vendin e titullarit në skuadër, ish-portieri i Romës tregoi klasin e tij, duke refuzuar që të marrë fanellën me numrin 1, në respekt të Karius, i cili po përjeton momente të vështira në karrierë.

25-vjeçari ka qenë një lojtar i rëndësishëm për klubin anglez, por për shkak të disa gabimeve, si ato në finalen e “Champions League”, që i kushtuan edhe trofeun skuadrës, drejtuesit e klubit e humbën besimin tek ai, duke bërë që të nënshkruanin kontratë me një tjetër portier për një shifër rekord.

Related posts

SHUMA E ÇMENDUR/ Nuk do ta besoni se sa i ka kushtuar karantina ish sulmuesit të Napolit

Delo.autor

NOTAT E KOMBËTARES/ Abrashi një “maratonomak” i vërtetë, Dermaku “ngel në klasë”. Ja të gjitha vlerësimet

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, mbrojtësi Alioski realizon një SUPER GOL ndaj Islandës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment