Futboll La Liga Sport

BALE SHPËRFILL RONALDON/ Duhet të përmirësohemi, por në SULM jemi…

Gareth Bale ishte një nga protagonistët e ndeshjes mes Real Madridit dhe Romës, e fituar 2-1 nga kampionët europianë në fuqi. Uellsani ishte vendimtar në fitoren e të tijve, sidomos me një asist spektakolar për Marco Asensio dhe një gol në lojën individuale. Për paraqitjen e mirë, që ekipi i bardhë ka treguar në këtë turne parsezonal në SHBA, uellsiani ka folur në zonën e përzier të stadiumit për “Real Madrid TV”:

“Loja e re e ekipit? Është gjithmonë e vështirë, trajneri i ri është këtu me idetë e tij të reja dhe ne ende kemi gjëra për të përmirësuar. Kurrë nuk është e lehtë për të luajtur me një trajner të ri, por në sulm jemi mirë. Ne bëjmë atë që kërkon trajneri, duke shënuar gola, duke fituar lojëra. Mezi po presim sa ta fillojmë sezonin e ri”.

Related posts

U bë tifoze e JUVEN nga “magjitë” e Del Pieros, ja kush është bukuroshja që po “çmend” Italinë (FOTO)

Isa.Autor

NGA DIEGO GODIN TEK MATTHIJS DE LIGT/ Bëhuni gati për një Serie A spektakolare (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Ultimatume për Tiranën dhe Bylisin, ja vendimet që merr Disiplina…

Delo.autor

Leave a Comment