Futboll Sport

“FJALËT E ASTRITIT?” Hajdari po shpallet kampion në Suedi, nxeh rivalët: Jepjani një Kupë lodër!

Iu kujtohet Astrit Hajdari? Një nga gjetjet e trajnerit Kristian Panuçi, që do e grumbullonte te Kombëtarja, por jo për shumë gjatë. Kjo nisur edhe nga vetë karriera e këtij mesfushori, që te AEK-u doli tërësisht jashtë loje derisa iku nga ekipi.

Aktualisht është pjesë e Djurgarden, por po përjeton një moment të jashtëzakonshëm. Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit, skuadra e mesfushorit shqiptar po kryeson me 56 pikë, ndërsa ndiqet nga Malmo me 53 pikë dhe AIK me 52 pikë.

Një kampionat i ndezur, por Djugarden ka avantazhin e momentit. Hajdari luan në pjesën më të madhe të ndeshjeve dhe ka shumë minuta në këmbë, megjithëse jo gjithmonë duke i mbyllur takimet me 90 minuta.

Në përfundimin e ndehsjes së fundit ndaj Falkenberg, ku u fitua me rezultatin 1-0 dhe Hajdari luajti për 75 minuta, do të shprehej: “Jam 100% i bindur se kjo do të jetë pamja e renditjes edhe pas këtyre 5 ndeshjeve”.

Më pas gazetarët do të pyesnin kapitenin e AIK që po rivalizon për titull, Goitom, me këtë të fundit që nuk e kursen ironinë: “Fjalët e Astrit? Atëherë jepjani një Kupë. Ju mund të bëni një Kupë lodër dhe t’ia jepni. Kështu ai mund të festojë që tani”.

Related posts

“NUK QENKA DHE AQ KEQ TË NGECËSH NË KENIA”/ Luiza Gega flet nga Afrika: Po bëj fazën përgatitore më të gjatë të jetës

Delo.autor

GJYKATËSI SPORTIV MERR VENDIMIN/ Paratici gjobitet për sjellje kërcënuese ndaj arbitrit, ja shifra…

Delo.autor

E BUJSHME/ Rinovimi i Kessie e bllokuar, tre skuadra të mëdha interesohen për mesfushorin e Milan-it

Delo.autor

Leave a Comment