Futboll Premier League Sport

I FOKUSUAR TEK FUTBOLLI/ SALAH tregon vështirësitë me MAKINËN në Angli, përfundoja mbi…

Përveçse të gjente rrugën e rrjetës, problemi i vërtetë i Mohamed Salahut sezonin e shkuar ishte thjesht të gjente rrugën. Sepse sulmuesi egjiptian, i cili u transferua nga Roma në Liverpul verën e shkuar, hasi shumë vështirësi për t’u përshtatur me rregullat britanike të qarkullimit në sens të kundërt.

Dhe pak rëndësi ka nëse Salah është në eksperiencën e tij të dytë në Angli, pasi jetoi më parë atje në vitin 2014 kur erdhi te Çelsi nga Bazeli. “Gjatë javëve të para ishte me të vërtetë e vështirë”, tregon sulmuesi 26-vjeçar gjatë një shfaqjeje promovuese përkrah dy aktorëve egjiptianë.

“Madje pata edhe disa incidente të vogla, duke përfunduar në trotuar gjatë kohës kur përpiqesha që të ambientohesha me qarkullimin në krah të kundërt. Por, më pas gjithçka funksionoi në mënyrën e duhur”, tregon lojtari dhe golashënuesi më i mirë i Premier Ligës sezonin e shkuar (44 gola). “Momenti më i mirë i sezonit tim të parë në Liverpul ishte fitorja në garën për ‘Këpucën e Artë’ përpara lojtarëve të shkëlqyer si Kejn dhe Aguero”.

 

Related posts

Grasshopers fitore të rëndësishme në shtëpi, Ajeti bën debutimin si titullar

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Griezmann nuk mjafton, Bosnja dhe Franca ndajnë pikët në Strasburg

Delo.autor

AKTI RACIST/ Hodhi LËKURË BANAEJE ndaj Aubameyang, tifozi i Tottenham e PËSON KEQ

Isa.Autor

Leave a Comment