Futboll Sport

Mund të shkaktojë VDEKJEN, eksperti: Të NDALOHET gjuajtja me kokë e topit në futboll

Një nga ekspertët më të mirë në botë për dëmtimet e trurit rekomandon kufizimin e gjuajtjes së topit me kokë në lojën e futbollit dhe ndalimin e plotë për lojtarët nën 18 vjeç.

Dr Bennet Omalu ka zbuluar sëmundjen e trurit të encefalopatit kronik traumatik (CTE). Kjo sëmundje ka efekte afatgjata dhe shkaktohet nga traumat e përsëritura të kokës.

“S’ka asnjë kuptim të kontrolloni me kokën tuaj një objekt që udhëton me shpejtësi të lartë”, tha Dr Omalu. “Unë besoj se në nivelin profesional duhet të kufizojmë goditjen e topit me kokë. Është e rrezikshme”, shtoi ai.

Duke folur për Radio 5 të BBC, Omalu tha se asnjë fëmijë nën moshën 18 vjeç nuk duhet ta qëllojë topin me kokë. Sipas një hetimi, ish-futbollisti i Anglisë dhe West Brom Jeff Astle, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare pasi vuajti për gati 10 vjet nga Alzheimer. Ai vdiq nga trauma të trurit shkaktuara nga goditjet e topit me kokë. Vajza e tij tashmë ka nisur një fushatë që synon të ndërgjegjësojë më shumë ekspertë të futbollit dhe mjekësisë ta trajtojnë seriozisht këtë çështje.

Related posts

ARBITRI “ÇMEND” MILANIN/ Kuqezinjtë dominojnë Juventusin, por nuk ia dalin të fitojnë

F.autor

10 uniformat më të bukura në historinë e Serisë A (FOTO)

Q.Autor

KUPA E BOTËS “MBULON ME AR” KLUBET/ Çelsi kryeson listën, Inter në TOP 10

F.autor

Leave a Comment