Sport Të tjera

UFC: St-Pierre nuk do të përballet kurrë me fituesin e duelit Khabib-McGregor

Kanadezi Georges St-Pierre, një nga ikonat e arteve marciale mikse, deklaroi pak ditë më parë se mund të rikthehej sërish në kafaz dhe se synonte që të përballej me fituesin e duelit mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (6 tetor, në UFC-229, në Las Vegas). Propozim të cilin ai ia bëri edhe UFC-së, por presidenti Dana White ka shuar çdo mundësi që kjo sfidë të ndodhë në të ardhmen.

Në një deklaratë për “MMA Junkie”, numri 1 i arteve marciale mikse u shprej: “E kuptoj dëshirën e St-Pierre, por kjo sfidë që ai dëshiron nuk ka për të ndodhur kurrë. Ai hoqi dy herë dorë nga titujt kampionë bote, duke u tërhequr pa i mbrojtur ato. Ndaj përgjigjja ime është JO. Ne jemi dakord që ai të rikthehet në eventin që zhvillohet në Toronto, në vendlindjen e tij dhe kaq”, tha Dana White.

Related posts

E BUJSHME/ INTER-KEITA: Mungojnë vetëm pak DETAJE nga firma PËRFUNDIMTARE

Isa.Autor

Reali merr tjetër “jo” nga De Gea, Bufon bëhet hipotezë reale për madrilenët

Sadik.Autor

Surprizon Barcelona, i bashkohet garës për yllin e Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment