Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ PEREZ nuk i mban mëri, RONALDO kthehet në MADRID

Cristiano Ronaldo do të ftohet të luajë përsëri në Madrid vitin e ardhshëm në mënyrë që ish-skuadra e tij të ketë një mundësi ta falenderojë si duhet për 9 vite të mbushur me suksese historike. Portugezi ka pak javë që ka lënë Spanjën për t’u transferuar te Juventus në një marrëveshje që arriti shifrën e 112 milionë Eurove dhe u mendua fillimisht se ndarja nuk qe miqësore dhe se marrëdhënia e tij me presidentin Florentino Perez ishte dëmtuar ndjeshëm.

Por me sa duket numri 1 i klubit nuk i ka mbajtur mëri 33-vjeçarit, edhe pse ai e bëri të qartë dëshirën për t’u larguar që ditën e fitores së finales së Champions League kundër Liverpool.

Portugezi do të ketë mundësinë të luajë sërish në ish-shtëpinë e tij, me fanellën e Juventusit, për edicionin e vitit 2019 të torfeut “Bernabeu”. Zakonisht kjo miqësore që luhet para nisjes së sezonit gjithmonë ka shërbyer për të ftuar suadra ku luajnë ish-lojtarë të Realit, që kur në vitin 2013 madrilenët u ndeshën me Al-Sadd, skuadër në të cilën luante legjenda Raul.

Iker Casillas ka qenë dy herë i ftuar, vitin e kaluar dhe këtë vit, por skuadra e tij, Porto, nuk ka mundur ta pranojë ofertën për shkak të kalendarit tepër të zënë. Kështu që edicioni i këtij viti do të luhet kundër Milanit, më 11 gusht.

Related posts

LIVE/ Kastrioti – Partizani: Starton pjesa e dytë në “moçalin” e Fushë-Krujës

Delo.autor

SPEKTAKËL NË EUROPA LEAGUE/ Ndizet sfida në Benfica-Arsenal, realizohen 2 gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Të besuarit e Gegës “tregojnë dhëmbët” Skënderbeut

Delo.autor

Leave a Comment