Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN/ Rey MANAJ i shënon Levantes, por Albacete dorëzohet te penalltitë (VIDEO)

Rey Manaj shënon kundër Levantes, skuadrës së Armando Sadikut, në sfidën e zhvilluar për “Trofeun e Qytetit te Albacetes”. Sigurisht që Sadiku nuk mund të ishte në fushë për shkak të një dëmtimi të rëndë që do ta mbajë në infermieri për 6 muaj, ndërsa Manaj rezultoi ndër më të mirët për skuadrën e tij, që militon të Segunda Division, edhe pse u hodh në fushë si zëvendësues.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, me Manajn që realizoi golin e fundit gjatë kohës së rregullt. Për të përcaktuar fituesin skuadrat iu drejtuan goditjeve të 11-metërshave. Manaj edhe në këtë rast u tregua i saktë, gjithsesi trofeun në fund e fitoi Levante.

Rey Manaj pritet të jetë pikë kyçe e sulmit të Abacetes në këtë sezon. Ai do të mbajë fanellën me numër 22.

Related posts

Eros Grezda luan sezonin e fundit në Kroaci

Sadik.Autor

14 GOLA NË 12 NDESHJE/ Ja kush është 17-vjeçari që ka magjepsur Bayern Munich…

Delo.autor

SFIDA NDAJ BORUSSIA DORTMUND/ Gati “artileria e rëndë” trajnerin Conte, Rikthehen 3 titullarët…

Delo.autor

Leave a Comment