Futboll Premier League Sport

ZYRTARE: Nënkampioni i botës kalon te Chelsea, huazohet për një vit (FOTO)

Ashtu siç pritej mesfushori i Realit të Madridit me Mateo Kovacic është zyrtarizuar sot si futbollist i Chelseat. 24-vjeçari ka kaluar në formën e huazimit te londinezët për një vit. Ai bëhet madrileni i dytë pas Alvaro Moratës që luan me Chelsean.

Sot ai është prezantuar në ambjentet e “Bluve”, ku ka thënë dhe fjalët e para për eksperiencën e re.

‘”Jam shumë i lumtur dhe i ekzaltuar që jam këtu te Chelsea. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë klub. Është një ligë e re për mua. Fillimi është gjithmonë i vështirë, por jam i sigurtë se trajneri dhe shokët e mi të rinj do të më ndihmojnë dhe mezi pres të kemi një sezon të madh”,deklaroi sot nënkampioni i botës me Kroacinë.

 

 

Related posts

Rikthehet Neymar, gati për finalen e Kupës së Francës

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Një emër i njohur për Superioren, Skënderbeu firmos me trajnerin e ri

F.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Pas Paquetá, MILANI bën gati SUPER goditjen e radhës për në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment