Albanian Stars Futboll Premier League

Liverpooli arrin marrëveshje në parim me mbrojtësin shqiptar të Real Betisit

 Mbrojtësi shqiptar i Real Betisit, Riza Durmisi ka “marrëveshje në parim’ për t’u bashkuar me Liverpoolin gjatë verës, theksojnë raportet e mediave në Spanjë.24-vjeçari ka shkëlqyer për skuadrën e Los Verdiblancos që nga bashkimi i tij nga Brondby në verën e vitit 2016.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Durmishi më parë të lidhet me një lëvizje në Anfield gjatë verës.

 Sipas InformaBetis.com, gjigantët anglezë thuhet se vazhdimisht monitorojnë reprezentuesin danez.

Riza Durmishi gjatë një ndeshje kampionale ndaj Atletico Madridit (Getty Images)

Ky medium raporton se një lëvizje e mbrojtësit gjatë verës thuhet se u pajtua mes lojtarit dhe klubit anglez.

Raporti citon të ardhmen e pasigurt të Alberto Morenos në Liverpool dhe largimi i tij do të hapë një mundësi të mirë për Durmishin.

Mbrojtësi i majtë ka bërë 47 paraqitje për klubin me bazë në Seville, duke shënuar edhe dy herë, ku njëri gol erdhi ndaj rivalëve të hidhur lokal të Sevillas.

Ndryshe, Durmishi ka qenë i lidhur edhe me një kalim të gjiganti turk, Galatasaray dhe ai italian, Roma.

Related posts

JUVENTUS-FIORENTINA/ Trajneri Pirlo i beson dyshes së sulmit Ronaldo dhe Morata (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LORIK CANA I “HYN” POLITIKËS/ Ish kapiteni kërkon votën e Diasporës për Shqipërinë

F.autor

PAS MË SHUMË SE NJË VITI PUSHIM/ Arsene Wenger konfirmon: Rifilloj punë në…

Delo.autor

Leave a Comment