Futboll Sport

SULMI i radhës ndaj NEYMAR: S’ka personalitet. IBRA ishte diçka tjetër

Edhe një herë një Kampion Bote (dhe Europe) që shpreh mendimin e tij për Neymar. Pas Rivaldos, që parashikoi një të ardhme (nuk dihet se sa larg) në Madrid, është radha e Bernard Lama. Ish-kampioni i botës me Francën në 1998 dhe kampioni i Europës në 2000, pa harruar trofetë e fituar me PSG, ka sulmuar futbollistin brazilian.

Në intervistën e tij të dhënë për ‘France Football’, ish-portieri i PSG, ka thënë: “Neymar nuk mund të jetë ylli i vetëm i klubit, sepse është një lojtar pa karizëm. Fjalët e tij nuk kanë rëndësi. Edhe Ibrahimovic gabonte ndonjëherë, por prezenca e tij dhe forca e personalitetit të tij nxirrnin në pah klubin dhe shokët e skuadrës. Ibrahimovic ishte diçka tjetër”.

“Nuk është rasti i Neymar, sepse ai jeton vetëm për lojën e tij. Faji është gjithashtu i PSG që e ka lejuar të jetojë në flluskën e tij, pa takuar të rinjtë ose duke u përballur me të rinjtë e tjerë duke marrë pjesë në iniciativa. Parisi duhet të dëgjohet. Duhet të jetojë duke u bërë njësh me tifozët edhe përmes kontaktit fizik”.

Related posts

THUR ELOZHE SHOKUT TË SKUADRËS/ Mbappe: Jemi me fat që kemi një lojtar si…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Milani me mesazh të veçantë për situatën e vështirë që po kalon Italia (FOTO)

Delo.autor

Liverpool e Real Madridi në ‘luftë’ për yllin e gjigantit londinez

Sadik.Autor

Leave a Comment