Futboll Premier League Sport

Mbyllet merkato në ANGLI: Mourinho i zhgënjyer, Tottenham nuk lëvizi, ja çfarë ndodhi këtë verë

Më shumë blerje të goditura dhe më pak investime të çmendura. Mund të përkufizohet me këto fjalë merkato e klubeve angleze, që mbylli sot në ora 18:00 sesionin e verës. U shpenzuar rreth 300 milionë euro më pak se në verën e kaluar, si “faj” i ekipeve të mëdha që kanë investuar relativisht pak. Përjashtim bën Liverpool, ndërsa spikat fakti që Tottenham nuk mori asnjë lojtar…

Një merkato vere ku në total ekipet angleze shpenzuar 1 miliardë e 300 milionë euro, por ka pasur shumë pak goditje në sulm dhe ku investimet më të mëdha janë bërë në portë, si rasti i Liverpool me Alisson dhe Chelsea me Kepa, që automatikisht u bënë portierët më të shtrenjtë të historisë.

MANCHESTER CITY

Ta nisim me kampionët e Anglisë që kanë shpenzuar “vetëm” 70 milionë euro dhe kryesisht e gjithë kjo shumë ka shkruar për fantazistin Mahrez, një futbollist i preferuar nga Guardiola që nuk arriti të merrte Jorginho në mesfushë, pasi ky i fundit zgjodhi të shkonte te Chelsea.

MANCHESTER UNITED

Shumë pak lëvizje edhe te “djajtë e kuq” që kanë marrë dy futbollistë: mesfushorin brazilian Fred nga Shakhtar Donetsk dhe mbrojtësin e djathtë të Porto, Dalot, për një total prej rreth 82 milionë eurosh. Një merkato që nuk kënaq Jose Mourinho, i cili kishte kërkuar të paktën pesë përforcime. Kjo është arsyeja edhe përse “Special One” është në relatata të këqija me drejtuesit e klubit.

TOTTENHAM

Rekordi i takon kësaj skuadre. Ekipi i drejtuar nga Pochettino nuk ka marrë asnjë futbollist të ri në merkato dhe është bazuar vetëm te rinovimi i Kane me shokë. Zero parà të shpenzuara, asnjë blerje por edhe asnjë shitje. A do të arrijë Tottenham të shkojë të paktën deri në vendin e tretë si në sezonin e kaluar?!

LIVERPOOL

Nëse të gjitha të mëdhatë kanë qëndruara të fshehura në këtë merkato, tërheq vëmendjen klubi i Klopp që ka shpenzuar më shumë se 180 milionë euro. Për të harruar dështimin e Karius në finalen e Champions League, “të kuqtë” paguan 65 milionë euro. 60 milionë i dhanë për Keita, të marrë nga Leipzig, ndërsa rreth 15 milionë euro shkuan për zviceranin Shaqiri.

CHELSEA

Merkato e “bluve” nisi të lëvizë vetëm pas ardhjes së Maurizio Sarri nga Napoli. Trajnerit i sollën Jorginho për 57 milionë euro dhe portierin Kepa për 75 milionë euro, por që ishte më shumë një blerje e detyruar pasi Courtois zgjodhi të shkojë te Real Madrid, kur ku u huazua Kovacic. Arritje mund të konsiderohet edhe mbajtja në ekip e Hazard dhe Willian.

ARSENAL

Në fund të “epokës” Wenger, “topçinjtë” morën trajnerin Emery nga PSG dhe gjithashtu morën një portier, Leno nga Leverkusen për 25 milionë euro. Për pak më shumë morën edhe Torreira nga Sampdoria, 30 milionë euro. Me të njëjtën shifër standarte, 25 milionë euro, Arsenal mori dy futbollistë të tjerë, mbrojtësin Sokratis nga Dortmund dhe mesfushorin Guendouzi nga Lorient. Litcheiner erdhi “gratis” nga Juventus.

TE TJERAT

Shumë aktiv ka qenë Leicester që ka investuar pak a shumë 100 milionë euro. Blerja e tyre kryesore ishte Ricardo Pereira, i paguar për 22 milionë euro. Pritet me interes dhe Maddison, i marrë nga Nowich. Nuk ka qëndruar duarkryq as West Ham, që ka shpenzuar 100 milionë euro me tre përforcime interesante si Wilshere, Felipe Anderson dhe Yarmolenko. Everton ka marrë mbrojtësit e Barcelonës, Mina e Digne si dhe sulmuesin brazilian Bernard. Si përfundim, aktive në merkato ka qenë edhe Wolverhampton, që vjen nga kategoria e dytë, duke investuar plot 77 milionë euro. Joao Moutinho në sulm dhe Raul Jimenez në sulm janë blerjet më interesante, ashtu si në rastin e Fulhem që mori Seri nga Nice për 35 milionë euro, duke mposhtur konkurrencën e klubeve më të mëdha.

Related posts

INTER-EINTRACHT/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Jovic

Delo.autor

Ospina “kyç” portën: Ata janë frymëzimi ynë, nuk na hyn në sy Anglia…

Isa.Autor

MBI MUNGESËN E IBRAHIMOVIC/ Pioli: Do ishte titullar ndaj Liverpool, tani kam dyshime për…

Delo.autor

Leave a Comment