Futboll Premier League

Largimi i Contes, këta janë 2 trajnerët që mund ta zëvendësojnë tek Chelsea

Chelsea i ka identifikuar dy emra të mëdhenj si zëvendësues të mundshëm të Antonio Contes.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Juventusit, Massimiliano Allegrin, dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen, sipas Daily Mail.

Mediumi britanik shkruan se dyshja është në listën e ngushtë të Chelsean për ta marrë drejtimin e skuadrës nëse Antonio Conte largohet gjatë verës.

Largimi i Contes nga “Stamford Bridge” në verë duket shumë i mundshëm, me trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, që po konsiderohet si opsion, po ashtu.

Diego Simeone është kandidati me më së paku gjasa për ta marrë drejtimin e Chelseat, ndërsa Carlo Ancelotti është hedhur poshtë si opsion.

Related posts

“​UEFA” I JEP DËNIMIN E RËNDË/ Yves Leterme: Nëse Man City ka shkelur rregulllat, i ndalohet pjesëmarrja në…

Delo.autor

THUAJSE E KRYER/ Napoli i hoqi PSG dikur, tani Allan përgatitet për transferimin në Premier!

Delo.autor

Vazhdojnë gabimet në fanella, kësaj radhe është lojtari i Egjiptit

Sadik.Autor

Leave a Comment