Futboll Premier League

Largimi i Contes, këta janë 2 trajnerët që mund ta zëvendësojnë tek Chelsea

Chelsea i ka identifikuar dy emra të mëdhenj si zëvendësues të mundshëm të Antonio Contes.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Juventusit, Massimiliano Allegrin, dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen, sipas Daily Mail.

Mediumi britanik shkruan se dyshja është në listën e ngushtë të Chelsean për ta marrë drejtimin e skuadrës nëse Antonio Conte largohet gjatë verës.

Largimi i Contes nga “Stamford Bridge” në verë duket shumë i mundshëm, me trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, që po konsiderohet si opsion, po ashtu.

Diego Simeone është kandidati me më së paku gjasa për ta marrë drejtimin e Chelseat, ndërsa Carlo Ancelotti është hedhur poshtë si opsion.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ja fitimet e çmendura të Ajaxit deri tani në Champions

Delo.autor

Arbitron finalen e Botërorit, ja çfarë domëthënie ka ky moment për argjentinasin

Isa.Autor

PO HIDHET SHORTI NË CHAMPIONS/ Messi dhe CR7 bëhen bashkë, çfarë po bisedojnë “jashtëtokësorët”?

Delo.autor

Leave a Comment