Futboll Sport

Luftëtari bën përforcimin e radhës, vjen malazezi Balsa Radovic

Malazezi Balsa Radovic është afrimi i fundit në radhët e bluzinjve të Luftëtarit. Mesfushori nga Podgorica ka qenë dy sezone më parë pjesë e Flamurtarit, ndërsa sezonin që lamë pas luajti me Kom Podgorica. Krahas afrimeve të lojtarëve me eksperiencë, drejtuesit e klubit gjirokastrit nuk po lënë pas edhe firmat me talente premtuese.

Elian Çelaj, i dalë nga akademia e Partizanit ka firmosur një kontratë afatgjatë me bluzinjtë. Ndërkohë, stërvitja vazhdon intensive në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik. Për të parë skuadrën në veprim, por edhe kolaudimin e grupit dhe kohezionin mes reparteve, Luftëtari ka planifikuar një ndeshje miqësore me fierakët e Apolonisë, këtë fundjavë.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen “pole position” në pistën e shtëpisë, lë pas dy makinat Mercedes

Delo.autor

MOSRESPEKTIMI I RREGULLAVE/ Federata italiane gjobit Milanin me shumën e majme. E pëson dhe Gazidis

Delo.autor

ZYRTARE/ Dëshironte një aventurë të re, ish-sulmuesi i Barcelonës ndan rrugët me skuadrën e…

F.autor

Leave a Comment