Futboll Sport

BRAKTIS JUVENTUSIN/ Mesfushori bashkohet me një tjetër italian në Portugali

Stefano Sturaro ka zbarkuar në Lizbonë, aty ku do të nënshkruajë kontratën me Sporting,  e ka marrë në huazim, pasi ka paguar 2 milionë euro në kasën bardhezi. Mesfushori i Juventus ka pranuar ofertën nga skuadra e kampionatit portugez, i ndikuar edhe nga fjalët e Cristiano Ronaldos, që i ka folur mirë për klubin bardhjeshil, sikurse dhe për kampionatin portugez.

Me mbërritjen e tij në aeroport, Sturaro nuk ka dhënë deklarata të gjata, por vetëm sa ka konfirmuar se është i lumtur dhe është shmangur kur është pyetur në lidhje me rolin e CR7 në këtë tratativë. Tashmë Stefano Sturaro do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, përpara zyrtarizimit si futbollist i ri i Sporting, aty ku shumë shpejt mund të bashkohet me një tjetër italian, trajnerin Claudio Ranieri.

 

Related posts

FRIKA E LARGIMIT PAS VJEDHJES/ Ribery mbyll kapitullin me premtimin e madh!

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Godet Milan, një bomber në vend të Ibrahimovic!

Delo.autor

VIDEO/ Pësoi 2 gola nga Milan, mediat vlerësojnë maksimalisht Strakoshën

Q.Autor

Leave a Comment