Futboll Seria A Sport

BARAZIMI 1-1 ME GENOAN/ Ancelotti: Po luajtëm kështu ndaj “Topçinjtë”, na presin…

Vetëm barazim për Napolin, 1-1 kundër Genoa, në sfidën e radhës së Serie A. Carlo Ancelotti, i intervistuar nga “Sky Sport”, nuk mendon se të tijtë ishin me mendjen te përballja e Ligës së Europës kundër Arsenalit, por me një paraqitje të tillë do të kenë shumë telashe ndaj “topçinjve”:

Unë nuk mendoj se e kishim mendjen tjetërkund. Ne i dinim vështirësitë që na prisnin në këtë ndeshje. Në këto momente mbrojmë keq. Skuadra duhet ta mbajë kontrollin e lojës. Nëse lejojmë që kundërsulmet e kundërshtarit të na godasin, kjo nuk është e mirë.

Kishte pak presion përpara nga mbrojtësit qendrorë dhe kjo nuk i lejoi mesfushorët të avancojnë. Nga ana atletike jemi shumë mirë, lojtarët monitorohen çdo ditë dhe të gjitha të dhënat janë pozitive. Kohët e fundit kemi lënë disa pikë rrugës. Pavarësisht të gjithave, Juventusi ka bërë diçka të jashtëzakonshme.

Qëllimi ynë ishte që të grumbullonim diçka mes 80 dhe 90 pikëve. Në fakt, nëse nuk zgjohemi, do të luftojmë për të arritur edhe 80 pikë në fund të kampionatit. Nëse luajmë kështu kundër Arsenalit, do të kemi telashe të mëdha…

Related posts

Dështon transferimi i Ronaldos te Juvja? Perez vendos çmimin e ri

Isa.Autor

Emisarët e Lokomotivës në stadium për lojtarët e Partizanit: Ju dhamë trajnerin, erdhëm të shohim për…

Sadik.Autor

Icardi tek Real Madridi, por vetëm nëse Interi dështon të kualifikohet në Champions League

Q.Autor

Leave a Comment