Futboll Sport

Barcelona lë të lirë kampionin e botës, gati transferimi te PSG

Transferimi i sulmuesit 21-vjeçar francez Ousmane Dembele nga Barcelona te skuadra e PSG-së duket thjesht një formalitet. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra kampione e Spanjës ka dhënë “OK”-in për të lënë të lirë talentin francez, kampion bote me kombëtaren në “Rusi 2018” të shkojë te PSG. Duket se te Barcelona ka shumë lojtarë në repartin e avancuar dhe Dembele nuk do të ketë hapësirat e duhura për të treguar talentin e tij, ndaj kanë vendosur ta lënë të lirë të largohet.

Ky transferim pritet të kryhet gjatë javës së ardhshme, por nuk dihet nëse PSG do ta marrë lojtarin  në formë huazimi apo do ta blejë tërësisht kartonin e lojtarit, që me Barcelonën luajti vetëm 17 ndeshje dhe realizoi 3 gola sezonin e kaluar. Dembele u kërkua me ngulm edhe nga ekipet e Premier League, si Arsenal e Manchester United, por dështuan të marrin lojtarin. Duket se Tuchel u tregua më i zgjuar për t’ia mbushur mendjen Barçës për ta lënë të lirë lojtarin, që përgatitet për debutimin e tij në “Parc de Princes”.

Related posts

E FRIKSHME/ Arbitri nuk i dha faull por shikoni këmbën e Grecës nga ndërhyrja e Toros (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Spalletti përgatit revolucionin te Interi, skemë e re dhe shumë afrime

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËMDHA/ Dortmund gati 20 milionë euro për mesfushorin Emre Can, ja vendimi i Juventus

Delo.autor

Leave a Comment