Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ MODRIÇ merr vendimin PËRFUNDIMTAR për të ardhmen

Luka Modriç mesa duket e ka marr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, dhe brenda 48 orësh gjithçka pritet të zyrtarizohet.
Kjo është të paktën ajo që pretendojnë mediat italiane, me “Calciomercato” që raporton se mesfushori kroat ka vendosur përfundimisht të largohet nga Real Madrid. Sipas informacioneve nënkampioni i botës nuk ka rënë dakord me drejtuesit madrilen për një rinovim të mundshëm, e kështu palët pritet të takohen ditën e hënë për t’i dhënë fund bashkëpunimit.
Në këtë mënyrë Modriç pritet të transferohet në Itali te Inter, në një lëvizje që padiskutim do të përbëjë transferimin e dytë më të bujshëm në këtë merkato pas atij të Ronaldos te Juventus. Interesante do të ishte që nëse kjo marrëveshje konkretizohet, aksi do të jetë i njëjtë, Madrid-Itali, por do të ndryshonte qyteti idestinacionit, Milano në vend të Torinos.

Related posts

NUK MUNDI TË SHËNONTE/ Momenti himnit ndaj Anglisë, SHAQIRIN e “tallin” KEQ…

Isa.Autor

Napoli i vendosur/ Të “kaltrit” gati të paguajë klauzolën e mesfushorit spanjoll

Sadik.Autor

Sekreti i madh i Bundesliga-s, si arrin të qëndrojë mes kampionateve elitare

Sadik.Autor

Leave a Comment