Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ PSG refuzoi 160 milionë paund për MBAPPE nga gjigantët ANGLEZ

Mançester Junajtid nuk arriti të bënte asnjë goditje cilësore në merkaton e verës. Trajneri Hose Murinjo shumë herë u ankua për mungesë lojtarësh, duke rrezikuar jo pak krisjen me klubin. Por, sipas asaj që raporton “The Mirror” një nga personat më të rëndësishëm të djajve të kuq, Ed Vudvard, ka tentuar të transferojë gjatë merkatos së verës Kilian Mpape nga Parisi, që e bleu nga Monako për shumën e 180 milionë euro.

19- vjeçari kampion bote me “gjelat” është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe pas asaj paraqitjeje mbresëlënëse në Rusi ka ngjallur interesimin e disa prej klubeve më të mira në botë. Përveç Junajtid, Reali i Madritit ka qenë gjithashtu i interesuar për lojtarin që shihej si zëvendësuesi ideal i Kristiano Ronaldos që u largua te Juventusi. Me Murinjon, klubi i Mançesterit ka sjellë në “Old Traford” disa emra të mëdhenj si Zlatan Ibrahimoviç apo Aleksis Sançez. Gjithsesi, trajneri portugez dhe stafi i tij nuk ia dolën të kryenin këtë operacion të fundit.

 

Related posts

NEUER “MBRET” I PORTËS, MULLER GJERMAN TIPIK/ Ja notat e Bayern Munich në fitoren ndaj Sevillas

Delo.autor

E JASHTËZAKONSHME/ Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Premier, ja për sa sekonda (VIDEO)

Delo.autor

Seria A është arsyeja pse Brazili do të fitojë Botërorin në “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment