Moto GP Sport

I PAPËRMBAJTSHËM/ Marquez “FLUTURON” në Austri, ndjekin dy pilotët e Ducati, Rossi i…

Marc Marquez me Honda ka siguruar “pole position” sot në pistën e Spielberg, në Austri, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës së Botërorit të Moto GP. Kampioni i botës ndali kronometrin në 1’23”241, duke lënë pas me vetëm 2 të mijëtat me shumë Andrea Dovizioso me Ducati (fitues një vit më parë). Një diferencë e papërfillshme, por që i ka dhënë “pole” spanjollit të Honda, por edhe Ducati është shumë pranë.

Pas Dovizioso u rendit shoku i tij i skuadrës, Jorge Lorenzo (i treti), çka tregon se rivaliteti në pistë në garën e Austrisë do të jetë i madh dhe do të prëfshijë, ashti si një javë më parë, treshen Marquez, Dovizioso Lorenzo. Vija e dytë e nisjes është e përbërë nga pilotët surprizë, Petrucci, Crutchlow dhe Zarco, të cilët do të tentojnë deri në fund surprizën dhe zonën e podiumit.

Zhgënjen motori Yamaha, shumë larg kreut me të dy pilotët e saj, pasi Vinales u klasifikua në vendin e 11-të, ndërsa Valentino Rossi do ta nisë garën e nesërme në vendin e 14-të. Madje italiani nuk arriti të kualifikohet në sesionin final për “pole”, çka tregon se motori japonez ka shumë vështirësi në këtë pistë. Gara e Austrisë është e 14-ta sezonale në Botërorin e Moto GP dhe do të nisë ditën e diel, në orën 14:00. Ajo pritet të jetë spektakolare, me 3 pilotët e vijës së parë pranë njëri-tjetrit.

Related posts

RUSI 2018/ Brazil- Zvicrë, helvetët pengesa e parë për seleçaon!

Sadik.Autor

“TRIPLETË” BLERJESH PËR MOTTA-N/ Juve nuk ndalet, Giuntoli hidhet në sulm

F.autor

BEFASIA/ Për herë të parë pas 12 vitesh, ja çfarë po ndodh me NEYMARIN në “Topin e Artë” (FOTO

Isa.Autor

Leave a Comment