Futboll Premier League Sport

LËSHON NJË DEKLARATË “BOMBË”/ Sulmuesi i Manchester United: Dua të largohem nga klubi në…

Anthony Martial ka kërkuar që të largohet nga Mançester Junajtid në merkaton e muajit të ardhshëm. Sulmuesi 26-vjeçar ka startuar vetëm dy ndeshje në Premier Ligë këtë sezon dhe ka regjistruar edhe 5 ndeshje të tjera nga stoli.

Në Champions, francezi ka luajtur dy ndeshje në fazën e grupeve dhe titullar ishte vetëm kundër Vijarealit. Talenti, i cili u transferua nga Monako në vitin 2015, ka të paktën edhe 3 vite të tjera kontratë në “Old Trafford”, por menaxheri i tij, Filip Lambolej, tha për mikrofonat e “Sky Sports”:

“Antoni dëshiron që të largohet nga klubi në janar. Ai ka thjesht nevojë për të luajtur. Ai nuk dëshiron që të qëndrojë në klub dhe unë do të flas me klubin së shpejti”. Ky lajm pritet të nxisë “ankandin” për klubet e interesuara

Related posts

Zyrtare/ Jurgen Klopp publikon 24 lojtarët e Liverpoolit për finalen e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, ja të gjitha vendimet

Delo.autor

“IBRAHIMOVIC TË MBUSH KOKËN ME…”/ Maldini zbulon paraskenën për blerjen e yllit suedez

Delo.autor

Leave a Comment