Futboll Sport

E RRALLË/ Në futbollin KOSOVAR një LOJTAR paguhej me një…LOPË (DETAJE)

Nejmar është ai që mban rekordin e transferimit me më shumë para. Ai u transferua nga Barcelona te PSG për plot 220 milionë euro. Tregu i transferimeve është bërë shumë i shtrenjtë. Gjithsesi në Kosovë në vitin 2000 kur Emin Bajrami ishte pjesë e Llapit nuk kishte kështu.

Ai është sot trajner i Bashkimit të Koretinit dhe tregon për “Insport” se kur ishte ende futbollist ai aktivizohej njëkohësisht edhe për Llapin por edhe për ekipin e vogël të Shqiponjave të Halabakut (Podujevë). Pas vitit të parë që u pagua 1 mijë euro, në vitin e dytë ranë dakort që ai të paguhej me një lopë me viç. “Për shkak të respektit që kisha për pronarët e Shqiponjave të Halabakut e pranova ofertën dhe luajta edhe një vit tjetër për ekipin” u shpreh Bajrami. Bajrami mban rekordin me shtatë gola të shënuara në një ndeshje të futbollit kosovar.

Related posts

Insekti i futet në gojë, shikoni reagimin qesharak të Hugo Llorisit (VIDEO)

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ Milinkovic-Savic do të luaj te kjo SUPER skuadër sezonin e ri

Isa.Autor

Aleix Vidal drejt largimit nga Barcelona, Roma rivalizon Sevillan për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment