Futboll Seria A Sport

NDRYSHOJNË PLANET NË MERKATO/ Çudia tek Inter, kanë oferta ata që nuk do shiten

Tek Interi ka ende konfuzion për sa i përket së ardhmes së disa lojtarëve kryesorë të ekipit. Kur po priten ende përforcime, largimi i disa prej senatorëve të ekipit mund të prishë planet e shoqërisë zikaltër duke ndryshuar kurs në merkato.

VIDAL – Zikaltrit po luftojnë me kohën, sepse çështja “Vidal” po bëhet gjithmonë e më intriguese. Pozicioni i Interit nuk ka ndryshuar. Ata kërkojnë me çdo kusht të ndajnë rrugët me kilianin dhe po shqyrtojnë përveç shitjes, edhe zgjidhjen e kontratës, por nga ana e mesfushorit ka rezistencë dhe alternativat po sfumohen ditaditës. Menaxheri i tij para pak ditësh ka deklaruar se në mungesë të ofertave që do ta bindin, futbollisti do të vazhdojë të qëndrojë në Milano dhe me 6.5 milionë eurot e fituara do të jetë një pengesë për Interin. “Po fillojmë të karikuar”, garantoi Vidal në profilin e tij në “Instagram” pas seancës së parë stërvitore, duke dhënë sinjale se në mungesë të alternativave të prestigjit si nga ana ekonomike, ashtu dhe nga ajo sportive, largimi i tij do të jetë i pamundur. Mundësitë si Boka Zhuniors e Flamengo nuk janë të konfirmuara, por Amerika Latine është për kilianin sa e pasigurt, aq edhe joshëse, që me 34 vitet e tij mbi shpinë nuk mund t’i lejojë vetes të harxhojë kohë në pankinën zikaltër. Fakti që pas mbarimit të kontratës sezonin tjetër mesfushorit i aktivizohet edhe një vit tjetër shtesë sipas klauzolës në kontratën së tij, e bën gjendjen akoma më emergjente për shoqërinë zikaltër, që mund ta gjejë veten duke paguar shuma të kripura për një rezervë luksi.

LAUTARO – Situata është ndryshe për Lautaro Martinezin, për të cilin interesi nga klubet europiane është i qartë, pavarësisht insistimit të Interit për ta pasur një nga lojtarët kyç të formacionit. Të fundit që janë shtuar në listën e pritjes për të parë si do të evoluojnë bisedimet mes zikaltërve dhe sulmuesit për të rinovuar kontratën që skadon pas dy vitesh, janë londinezët e Arsenalit që kërkojnë t’i dhurojnë Mikel Artetës një lojtar të kalibrit të argjentinasit. Ende nga Spanja flitet për faktin që bashkëkombësi i tij, Simeone, e pëlqen shumë Lautaron, por Atletikoja e Madridit mund të hidhet në sulm vetëm vitin e ardhshëm. Te zikaltrit janë besimplotë për rinovimin, por një ofertë prej 70 milionë eurosh mund t’i bindte drejtuesit të hiqnin dorë.

DE VRAJ – Për De Vrajin situata po ngatërrohet nga menaxheri i tij Raiola, që kërkon ta çojë në Angli mbrojtësin, duke u hequr kështu zikaltërve një nga liderët e mbrojtjes. Skuadrat e ishullit nuk kanë qëndruar indiferente dhe Evertoni i Rafa Benitezit ka shprehur i pari pëlqimin për holandezin, që pritet të ketë oferta edhe nga klubet e tjera angleze.

Related posts

EURO 2020/ Italia mposht grekët, siguron matematikisht kualifikimin. Norvegjia shtang “La Roja”

Delo.autor

LIVE/ Carabao Cup: Mbyllet Derbi Manchester United-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

“EURO 2020″/ Finalja e parakohshme, ja cili do të vendosë drejtësi në Angli-Gjermani…

Delo.autor

Leave a Comment