Futboll Seria A Sport

PO MAHNIT/ LAUTARO komenton golin e ÇMENDUR: E shpika, sepse ishte mënyra e vetme…

Iu desh shumë pak kohë që të fitonte zemrat e tifozëve zikaltër. Performancat e shkëlqyera në miqësoret para fillimit të sezonit, si dhe golat spektakolarë, kanë bërë që Lautaro Martinez të përshtatet më se miri me Interin. Për këtë, ai falënderon edhe bashkëkombësin e tij, partnerin në sulm, Mauro Ikardi, në një intervistë për Fox Sports Argjentina.

“Ikardi është shumë i rëndësishëm për mua, më ndihmon tej mase, dhe jam shumë i lumtur që e kam përkrah, si dhe për mënyrën se si ka nisur kjo eksperiencë e imja e re tek Interi. Goli? Shkova tek shtylla e dytë sepse pashë që Mauro po shkonte drejt së parës. Për fat të mirë, isha i vetëm, dhe e shpika nga hiçgjë ato goditje, sepse ishte shansi im i vetëm për ta goditur atë top të gjatë.” – deklaroi Lautaro Martinez.

Related posts

SA SHUMË KLAS/ Heronjtë e Kupës së Botës “Francë 1998” mblidhen pas 20 vitesh (FOTO)

Isa.Autor

GAFA NË EUROPA LEAGUE/ Shikoni autogolin qesharak nga lojtari i Romës (VIDEO)

Delo.autor

Real Madrid/ Zidane flet për merkaton: Nuk kemi nevojë për sulmues

Q.Autor

Leave a Comment