Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NAPOLI INTERESOHET PËR TALENTIN SHQIPTAR/ Verona i vendos çmimin, Ja sa kushton Marash Kumbulla…

Marash Kumbulla është një nga realitetet më të bukura të Serisë A dhe sigurisht që duke parë shpërthimin e talentit shqiptar, edhe klubi i Veronës nis të fërkojë duart.

19-vjeçari ka mahnitur me ndeshjet e bëra deri tani, aq sa ka ndezur interesin e një prej klubeve më të mëdha italiane. Napoli është skuadra e parë që ka nisur sondazhet. Të kaltrit kanë marrë informacione mbi vlerësimin që i bën Verona qendërmbrojtësit shqiptar.
Nëse deri një vit më parë vlera e Kumbullës, sipas uebsajtit të specializuar “transfermarkt”, ishte 750 mijë euro, përgjigjja e thatë që Verona i ka dhënë Napolit për Marashin është 10 milionë euro.

Shkurt, ankandi është i hapur dhe Kumbulla tashmë mund të ëndërrojë një të ardhme në skuadrat elitare të Serisë A.

Related posts

Vazhdon historia e dashurisë në mes të Buffon dhe Kombëtares së Italisë

Q.Autor

INCIDENTET NË NDESHJEN ME SERBINË/ Murat Jakin: Xhaka ka karakter, njerëzit e tillë ne duam t’i shohim në fushë

F.autor

“DUA TË RINOVOJ KONTRATËN”/ Sulmuesi Torasa “SMS” Tiranës: Jam i lumtur këtu

Delo.autor

Leave a Comment