Futboll Sport

Superkupa e Shqipërisë/ Skënderbeu dhe Laçi publikojnë formacionet zyrtare

Skënderbeu dhe Laçi diskutojnë për herë të tretë mes tyre një finale të Superkupës së Shqipërisë. Korçarët, vijnë në këtë sfidë me petkun e kampionëve të dyfishtë, në Superiore, por edhe si triumfues në Kupën e Shqipërisë, ndërsa Laçi, vjen si humbës i Kupës.

Të dy ekipet kanë në pankinat respektive trajnerë debutues, Mërgjyshi për herë të parë te kurbinasit, ndërsa Shehi, ndeshja e parë në karrierën e re si teknik.Të dy trajnerët, por edhe ekipet respektive, do kërkojnë patjetër fitoren e këtij trofeu, për të nisur mbarë punën.

Ky takim do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 20:00 dhe tashmë të dy teknikët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Demte, Dita, Gripshi, Krasniqi, Bregu

Trajner: Orges Shehi

Laçi: Selmani, Sefgjini, Fangaj, Jonuzi, Uzuni, Bushi, Gjoni, Shtubina, Xhixha, Lushkja, Eler

Trajner: Artan Mërgjyshi

Related posts

SHËNOHET GOLI I VITIT/ ROBBEN triblon 5 lojtarë dhe “fshinë merimangat” e portës (VIDEO)

Isa.Autor

I ati debuton në Botëror, fëmija shpërthen në lot…

Sadik.Autor

ALARM PËR BOMBË/ Messi përjeton tmerrin në aeroport, fluturimi vonohet me dy orë

Delo.autor

Leave a Comment